Sulmuesi shqiptar ka magjepsur Southempton, gati oferta rekord për Chelsean

by admin
Spread the love

Paraqitja e shkëlqyer që sulmuesi shqiptar, Armando Broja po bënë këtë sezon në Premier League ka bërë që lojtari i Southemptonit të jetë në qendër të vëmendjes.

“Shenjtorët” janë shumë të kënaqur nga paraqitjet e 20-vjeçarit dhe kërkojnë që ai të qëndrojë në “St Mary’s” për një kohë shumë të gjatë (kujtojmë se sulmuesi është i huazuar deri në fund të sezonit nga skuadra e Chelseat).

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur Fabrizio Romano, por edhe mediat britanike, drejtuesit e Southemptonit janë të gatshëm të bëjnë një ofertë rekord prej 25 milion paundësh për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit.

Tashmë mbetet për tu parë reagimi i Chelsea, pasi tekniku aktual i “bluve”, Thomas Tuchel është një admirues i madh i sulmuesit dhe disa ditë më parë ka deklaruar se “Ai është një lojtar i yni”. / Oversport.tv

You may also like