Sulmuesi i Arsenal gati të ndryshojë ekip, dëshiron një klub që luan në Champions

by admin
Spread the love

Alexandre Lacazette është i gatshëm të ndryshojë ekip. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari që më parë ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën me “Topçinjtë”. Ai ndër të tjera tha se është i hapur për të dëgjuar ofertat që do t’i vijnë, por nuk i fshehu preferencat.

Sipas asaj që raporton l’Equipe, sulmuesi francez po shqyrton mundësinë e rikthimit te klubi ku shkëlqeu më shumë, Lyoni. Megjithatë, ka një problem të madh që mund të komplikojë negociatat mes palëve. Lacazette kërkon një klub që do të luajë në Champions.

Përgjatë një interviste disa javë më parë, sulmuesi i Arsenal u shpreh se dëshiron të luaj në Champions League pas një mungese të gjatë. Por Lyon nuk ka mundësi që vitin tjetër të luaj në kompeticionin më të madh europian dhe për rrjedhojë shanset mund të ulen. Megjithatë, për Lacazette nuk mungojnë ofertat edhe nga klube të tjera që luajnë në Champions. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Facebook

You may also like