Sulmohet nga qeni endacak moderatori dhe redaktori i Klan Kosovës

by admin
Spread the love

Moderatori dhe redaktori i Klan Kosovës Kushtrim Reshitaj, është sulmuar nga një qen endacak në orët e para të ditës së marte.

Reshitaj tha se u sulmua derisa doli për ta marrë bukën që e kishte porositur për syfyr.

Ai theksoi se shpëtoi pa ndonjë pasojë në trup.

Moderatori dhe redaktori i Klanit shpreh brengën e tij për pasigurinë e qytetarëve e në veçanti të fëmijëve.

“Sonte përderisa dola me marrë bukën e porositur për syfyr, u sulmova nga njëri prej qenve endacak që rri vazhdimisht tek lagjia ku unë jetoj. Në fakt ky që sot m’u vërsul dhe më shqeu pantollonat, më shumë i ngjan arushës sesa një qeni të zakonshëm, aq i madh dhe i frikshëm është. Unë disi edhe ia dola pa ndonjë pasojë në trup, por paramendo se çka mund t’i bëj ndonjë fëmije nëse në këtë formë i vërsulet. Në fakt e kanë pësuar goxha fëmijë e të rritur në kryeqytet, derisa zgjidhje s’ka ende kurrëfare”.

You may also like