Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, MEPJ njofton shqiptarët jashtë vendit: Shërbimet konsullore online ndërpriten përkohësisht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

MEPJ, njofton shqiptarët jashtë vendit se shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

“ Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë. MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.”, njofton MEPJ.

You may also like