Sulmet me raketa në Ukrainë po hetohen si krime të mundshme lufte

by admin
Spread the love

Ata deklaruan se këto sulme po hetohen si krime të mundshme lufte në të gjitha zonat e prekura.

Sipas Sky News Vladimir Putin tha se sulmet me raketa vdekjeprurëse të së hënës që synonin qytete në Ukrainë, ishin në hakmarrje për “aksionin e tij terrorist” kundër rusëve.

Në komentet televizive, presidenti rus shtoi se Moska kishte nisur sulme me raketa me rreze të gjatë kundër infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës.

Qytetet duke përfshirë kryeqytetin Kiev, Lviv, Ternopil, Dnipro, Zhytomyr dhe Zaporizhzhia u vunë në shënjestër, me një total prej 26 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

You may also like