Sulmet kibernetike/Veliaj:Ndërprerja e sistemit,20 % humbje të të ardhurave për bashkinë

by admin
Spread the love

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ka folur këtë të martë për vizitën në SHBA është ndalur edhe te sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë.

Në një intrervistë për “news 24”, Veliaj u shpreh se me dy muaj ndërprerje të shërbimeve digjitale, bashkia e Tiranës humbi 20% të të ardhura.

Ai theksoi se vendit i duhen sisteme parandaluese për të paraprirë çdo situate.

“Kemi pasur disa grupe që përfaqësojnë shtetin tonë në SHBA. Ka qenë zonja Spiropali, dhe një panel deputetësh të majtë e të djathtë, por dhe forume të tjera. Ne kemi disa çështjes që ndjekim, dhe me Bankën Botërore, ku Tirana është partnere. Shfrytëzuam këtë mundësi. Ka pasur interes jo vetëm për sulmet kibernetike, por dhe për rolin e Tiranës ku Shqipëria të jetë vend mikpritës për shumë përfaqësues të shumë sferave. Rolin e Shqipërisë që ka si anëtar i Këshillit të Sigurimit. Vërtetë mund të jetë 28 mijë metëra katrorë, por Shqipëria ka mundësi. Aleanca vjen me sfida. Sot kemi bërë një bilanc në Bashkinë e Tiranës, ku ndërprerja e shërbimeve në këtë bashi në korrik-gusht, licencat, taksat, shërbime që janë dizajnuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, do të thotë se ne u plenalizuam. Qartazi Irani ishte pas sulmit. Sot siç folëm dhe në konferencën e paradites, Irani ishte pas atij veprimi, dhe për sulmin që patëm në sistemin TIMS. Kjo Shqipëri që është aleate besnike meriton mbështetje. Ishte përpjekje për të sensibilizuar. Me miq të tillë Shqipëria s’do të jetë kurrë vetëm. Që të sigurohemi që sulmet s’do jenë të përmuajshme, bashkia e Tiranës humbi 2 muaj të ardhura nga sulmi. Dy muaj, duke menduar se janari dhe dhjetori janë ‘muaj të vdekur’ janë 1/5 e të ardhurave të bashkisë. 20 % të ardhura të munguara. Na duhet mbështetje. Fillimisht kanë qenë agjent të FBI që ndihmuan për të sjellë sisteme të tjera. Por na duhen sisteme parandaluese për të paraprirë çdo situate.”, tha Veliaj.

You may also like