Sulmet ajrore nga Izraeli, banorët në Gaza të shkatërruar – Shqip

by admin
Spread the love

Shumë kanë humbur të afërmit e tyre ndërsa të tjerë shtëpitë e tyre

Pas një nate të gjatë sulmesh ajrore, banorët e Gazës u zgjuan duke parë skena shkatërrimi dhe kaosi. Shumë prej tyre kanë humbur kanë humbur gjithçka.

“Dyqani i parfumeve që ndodhet aty është i djalit tim, e kemi hapur para një muaji dhe i ka kushtuar 10 mijë dollarë. Duam t’i themi armikut, nëse nuk na pëlqente më parë rezistenca, sot e duam atë. Nëse e kemi dashur më parë, atëherë sot e adhurojmë. Aty ku një ushtar vendos këmbën, ne do të vendosim kokën.”

Të tjerë kanë humbur të afërmit e tyre. E tillë është edhe historia e trishtë e Gazan Ala al-Kafarneh, i cili humbi 8 anëtarë të familjes së tij. I ulur në tokë i shqetësuar përpara trupave të pajetë të mbështjellë me çarçafë të bardhë, ai u plagos nga sulmet kur vendosi të ikte nga shtëpia e tij me familjen përpara se të goditej nga një sulm ajror që vrau edhe gruan e tij shtatzënë.

“Kam humbur babanë, vëllain, dajën, dy kushërinjtë, dy nga fisi, gruan time shtatzënë dhe unë jam i vetmi që mbijetova”.

Ai rrëfen përpjekjet e familjes së tij për tu shpëtuar sulmeve ajrore.

“Ne morëm një paralajmërim për t’u larguar nga qyteti Beit Hanoun, kështu që shkuam në kampin e refugjatëve në plazh. Ata kërcënuan ndërtesën ku ishim, kështu që shkuam të gjenim siguri në Kampin e Plazhit. Por edhe ndërtesa ku ishim po bombardohej, kështu që na u desh të transferoheshim në qytetin Sheikh Radwan ku qëndruam në një apartament atje. Papritur, rreth orës 4 të mëngjesit, na bombarduam dhe nuk e dimë pse, nuk kemi bërë asgjë dhe kaq.”

Ndërsa Noam Sagi 53 vjeç, i cili ende nuk e di se çfarë ka ndodhur me fatin e nënës së tij thotë nga Londra se mënyra e vetme që konflikti të marrë fund është kur të dyja palët të fillojnë ta shohin njëri tjetrin si njerëz dhe jo si një hebre apo izraelit.

“Shpresa ime është që kur të shohin  njëri tjetrin në sy, të shohin se janë njerëz dhe  nuk janë më izraelitë apo hebrenj. Në fund të ditës, kur të ulesh me ta në të njëjtën dhomë, në të njëjtat rrethana, do të kuptojnë se janë njerëz”.

Noam thotë se sulmet nuk do ta shuajnë konfliktin ndërsa shprehet se e kupton dhimbjen që ndjejnë njerëzit.

Nuk dua të flas për Hamasin apo për izraelitët. Mendoj se mesazhi im është që nuk mund të hapësh dyer të reja duke përdorur çelësa të vjetër.”

Klan News

You may also like