Sulm në qendër të qytetit Nottingham, Angli/ Tre të vdekur dhe tre të plagosur

by admin
Spread the love

Tre persona janë gjetur të vdekur në qendrën e qytetit Nottingham.

Një 31-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje pasi dy persona u gjetën të vdekur në rrugë në Ilkeston Road pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës dhe një tjetër u gjet i vdekur në Magdala Road, tha policia e Nottinghamshire.

Tre persona të tjerë janë në spital, pasi dikush tentoi t’i përplaste me një furgon në Milton Street. Policia beson se të tre incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Shefi i policisë Kate Meynell tha: Ky është një incident i tmerrshëm dhe tragjik që ka marrë jetën e tre personave. Ne besojmë se këto tre incidente janë të ndërlidhura dhe kemi një person në paraburgim. Ky hetim është në fazat e hershme dhe një ekip detektivësh po punon për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ne i kërkojmë publikut të jetë i durueshëm ndërsa hetimet vazhdojnë. Në këtë kohë, një numër rrugësh në qytet do të mbeten të mbyllura ndërsa ky hetim përparon.