Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, raportohet për disa të plagosur

by admin
Spread the love

Sulmuesi është neutralizuar  nga policia, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, pa dhënë detaje të tjera.

Sipas raportimeve mediale, sulmi ndodhi në orën 06:40 brenda stacionit të trenit.

Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe se trenat janë duke operuar normalisht, raportoi Franceinfo.

Ndërkaq, televizioni BFM tha se policia ka përdorur armë zjarri për të ndaluar personin e dyshuar.

You may also like