Sulm me dron nga Jemeni në aeroportin saudit – Shqip

by admin
Spread the love

Dhjetë persona u plagosën në një sulm me dron të ngarkuar me eksploziv në Aeroportin Mbreti Abdullah në qytetin saudit të Jazanit pranë kufirit me Jemenin, sipas mediave zyrtare saudite.

Gjashtë sauditë, tre shtetas të Bangladeshit dhe një sudanez u plagosën, raportoi Reuters.

Disa nga dritaret e fasadës së aeroportit u thyen në sulm, shtoi një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Jemeni ka qenë skenë konflikti dhe dhune që nga viti 2014, kur lëvizja rebele Huthi mori nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Lufta në Jemen

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë u bashkuan me qeverinë e Jemenit dhe filluan të kryenin sulme ajrore në pozicionet e rebelëve shiit.

Huthinjtë ende nuk kanë marrë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për sulmin, por grupi lëshon rregullisht dronë dhe raketa që sulmojnë Arabinë Saudite. /tesheshi.com/

 

 

You may also like