Sullivan bisedë telefonike me Ramën: Mbështetje të fortë nga SHBA-ja

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 8 shtator /ATSH/- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të shprehur mbështetjen e fortë të SHBA-së për aleatin e NATO-s pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

“Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike|, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani, shumë prej të cilëve ndihmuan në përpjekjet e SHBA-së.

“Ata diskutuan gjithashtu partneritetin e vazhdueshëm mes dy vendeve për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, tha Shtëpia e Bardhë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Aritmetikisht e vajtueshme, kriza e thellë logjike e ulëritësve në politikë e media

You may also like