Sukses tjetër, Dua Lipa nominimohet 3 herë në “American Music Awards 2021”

by admin
Spread the love

E quajtur “mbretëresha disko e karantinës”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara dhe të preferuara të vitit 2020 kur lëshoi ​​albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, në një kohë që bota u bllokua nga pandemia e koronavirusit.

Por edhe në 2021 Dua nuk ndalon së na bëri të gjithëve krenarë.

Këngëtarja është nominuar së fundmi në tri kategori të çmimeve në “American Music Awards”, të cilat janë bërë publike së fundmi.

Sipas njoftimit të AMA-s, Lipa është nominuar në kategoritë “Favourite Female Pop Artist”, “Favourite Pop Album” për albumin “Future Nostalgia”, dhe “Favourite Pop Song” për këngën “Levitating”.

Ne ju Kujtojmë se ngjarja e madhe muzikore “AMAs 2021” do të mbahet në Los Anxhelos, më 21 nëntor.


You may also like