Suedia – Kosova, përfundon pjesa e parë

by admin
Spread the love

Kosova po e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, atje ku tashmë kanë përfunduar 45 minutat e parë, shkruan Insporti.

Suedia ka arritur të shënojë golin e avantazhit pas ekzekutimit të penalltisë nga Forsberg.

Ishte Hadergjonaj ai që shkaktoi penalltinë dhe u ndëshkua me të verdhë.

Kosova pati disa raste të shënonte por nuk arriti ta gjente golin.

Në pjesën e parë me kartonë të verdhë u ndëshkuan Aliti, Hadërgjonaj e Loshaj te Kosova, kurse te Suedia me të verdhë u ndëshkuan Danielson dhe Ekdal.

Kjo ndeshje për Suedinë është e rëndësishme për ta përforcuar pozitën e dytë dhe me këtë triumf shkon në 8 numri i fitoreve rresht. /Insporti.com

You may also like