Stuhi të mëdha bore godasin perëndimin! Mbyllen rrugët, mijëra njerëz pa energji elektrike – Shqip

by admin
Spread the love

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara, paralajmërohen edhe ortekë

Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe i ka lënë mijëra njerëz pa rrymë nëpër shtëpitë e tyre.

Stuhitë e kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.

Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”.

Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.

Ndërkohë, në disa pjesë tjera të SHBA-së, vendet si Teksasi po përballen me ekstremin tjetër – zjarret pyjore.

You may also like