STUDIM: Punonjësit në mbarë botën preferojnë të punojnë nga shtëpia

by admin
Spread the love

MYNIH, 17 shtator /ATSH-DPA/- Sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike (Ifo), punonjësit nga 27 vende të ndryshme kanë punuar nga shtëpia mesatarisht 1,5 ditë në javë.

“Gjermania është pak më poshtë mesatares, me 1,4 ditë punë nga shtëpia në javë. Në Francë 1,3 ditë/javë, në SHBA 1,6 ditë/javë dhe në Japoni 1,1 ditë /javë”, sipas (Ifo).

Studiuesi dhe bashkëautori i (Ifo), Mathias Dolls bashkëpunoi me kolegë nga pesë institucione të tjera kërkimore në SHBA, Britanine e Madhe dhe Meksikë, duke përfshirë universitetet “Stanford” dhe “Princeton”.

“Rezultatet përfaqësojnë vlera mesatare, pasi në disa industri është e pamundur të punosh nga shtëpia”,  tha Dolls.

Sondazhet u kryen nga instituti britanik i kërkimit “Respondi”. Rezultatet u bazuan në një total prej rreth 36 000 përgjigjesh. Sondazhi u krye në dy raunde në verën e vitit 2021 dhe në janar/shkurt të këtij viti.

Sondazhi zbuloi një tjetër të përbashkët ndërkombëtare: punonjësit preferojnë të punojnë nga shtëpia më shumë sesa shefat e tyre.

Mesatarisht në 27 vende, 36 000 të anketuarit do të donin të punonin 1,7 ditë në javë në shtëpi. Kompanitë do të dëshironin ta shihnin stafin e tyre në zyrë më shpesh: mesatarisht, kompanitë kanë planifikuar vetëm 0,7 ditë punë nga shtëpia në javë për punonjësit e tyre.

Sipas sondazhit, koreano-jugorët punojnë më pak nga shtëpia, vetëm gjysmë dite në javë. Megjithatë, në disa vende, përfshirë Korenë e Jugut të anketuarit ishin punonjës me kualifikime të larta arsimore, prandaj rezultatet nuk janë njësoj të krahasueshme për të gjitha vendet. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like