Studentët s’u lejuan të votojnë për shkarkimin e rektorit, thonë se UP-ja po degradohet nga politika

by admin
Spread the love

Organizatat Unioni Demokratik
Studentor, Unioni i Studentëve Proevropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe
Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), kanë mbajtur konferencë para Rektoratit të
UP-së, pas shkrimit të ish-rekorit Naser Sahiti, raporton Shqip.

Arbër Gecaj, nga Unioni Demokratik
Studentor, tha se në ditën e votimit për shkak të kalkulimeve të klaneve të
ndryshme të sponsorizuara nga Ministria e Arsimit, nuk na u lejuan të marrim
pjesë në procesin e votimit.

Madje ai tha se edhe pse kishin
mandat dhe kishin të drejtë vote, pas zgjedhjeve të qershorit dhunshëm i futën
7 studentë senatorë të organizatës Studim Kritikë Veprim e kontrolluar nga
Lëvizja Vetëvendosje dhe organizatës së tyre partnere Reforma në Proces.

Krejt kjo sipas tij, me misionin e vetëm që në krye të Universitetit të Prishtinës të zgjidhen plagjiatorë e militantë partiak.

Ai shton se Universiteti i
Prishtinës po degradohet më shumë se kurrë më parë. Duke shtuar se fajtorët
kryesor janë Senati i UP-së që me votën e tyre zgjodhën përbërje të tillë të
KD-së dhe fajtori tjetër është pikërisht ish-rektori Sahiti, i cili i solli
pikërisht jomeritorët në krye të UP-së.

“Ndërhyrjet e klaneve dhe
politikës në Organet e ndryshme të UP-së në format më të ulëta të mundshme janë
të patolerueshme. Në qershor të këtij viti u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e rijnë
të Këshillit Drejtues të UP-së. Ne si Organizata studentore përfaqësoheshim me
7 studentë senatorë në Senatin e UP-së, pra kishim 7 anëtarë me të drejtë vote.
Në ditën e votimit për shkak të kalkulimeve të klaneve të ndryshme të
sponsorizuara nga Ministria e Arsimit, nuk na u lejua të marrim pjesë në
procesin e votimit. E gjitha kjo u bë në emër të një “opinioni” (pa ndonjë
Vendim të bazuar në Statutin e UP-së) nga u.d. i sekretarit të UP-së, Besfort
Krasniqi, i cili konkludoj që megjithëse ne kishim mandat deri me 30 shtator
2022 në atë mbledhje duhej të ftoheshin studentët të cilët e fillojnë mandatin
nga data 1 tetor 2022. Në shenjë proteste ne kemi qëndruar në shkallët e
ndërtesës së rektoratit për të shprehur pakënaqësinë tonë lidhur me cungimin e
mandatit tonë”.

“Me kërkesë të tashmë ish-rektorit
Prof. Naser Sahiti, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës na larguan me
forcë për ta mundësuar votimin e personave pa asnjë vlerë akademike në krye të
organit më të lartë të UP-së. Ne nuk e sulmuam askë por protestuam paqësisht,
kërkuam vetëm të drejtën tonë e cila u mohua nga Senati i UP-së dhe ish-rektori
Sahiti. Dhunshëm i futën 7 studentë senatorë të organizatës Studim Kritikë
Veprim e kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizatës së tyre partnere
Reforma në Proces. E gjitha kjo me misionin e vetëm që në krye të Universitetit
të Prishtinës të zgjidhen plagjiatorë e militantë partiak”.

“Pikërisht ata që u zgjodhën me
votën e senatorëve, 20 ditë pasi e marrin detyrën shkarkojnë rektorin e
zgjedhin u.d. rektor një person politik për të plotësuar në plotëni kapjen e
universitetit. Universiteti i Prishtinës po degradohet më shumë se kurrë më
parë. Sot, kur flitet për UP-në si imazh i parë janë plagjiatorët, pra profesorët
vjedhës e profesorët që kanë probleme bazike në formulim të fjalisë. Fajtorët
kryesor janë Senati i UP-së që me votën e tyre zgjodhën përbërje të tillë të
KD-së dhe fajtori tjetër është pikërisht ish-rektori Sahiti i cili përmes
cungimit të mandatit tonë i solli pikërisht jomeritorët në krye të UP-së”.

“Situatë të ngjashme Universiteti
i Prishtinës ka pasur edhe në vitin 2015, kur Këshilli Drejtues me votat edhe
të anëtarëve nga Ministria e Arsimit shkarkoj rektorin e atëhershëm. Ministria
e arsimit atë kohë e ktheu në detyrë rektorin si dhe shkarkoj anëtarin e saj në
KD. Për të ndalur luftën e egër të klaneve të brendshme, ministri i atëhershëm
i arsimit e dërgoj në zgjedhje të jashtëzakonshme Universitetin e Prishtinës”.

“Sot, kur kemi në njërën anë
përbërje të Senatit që zgjedh anëtar skandaloz e politik të Këshillit Drejtues
e në anën tjetër emërimin e kushërirës së Presidentes si u.d. e rektorit (e
cila nuk as edhe një citim), zgjidhja e vetme është ajo e vitit 2015- zgjedhjet
e përgjithshme në Universitet. Universiteti ka nevojë për formatim të përgjithshëm
sepse virusi i saj janë plagjiatorët, jomeritorët, analfabetët e studentët e
kontrolluar nga politika. Tashmë është momenti i fundit që Universitetit t’i
rikthehet funksionimi normal e ta ndalim shkatërrimin total të tij”.

You may also like