Studentët guximtarë i dhanë fund epokës së monizmit, Sali Berisha: PD gardiane dhe avokate e interesit kombëtar

by admin
Spread the love

Partia Demokratike, po zhvillon këtë diel ceremoninë për 32 vjetorin e Themelimit të Partisë Demokratike, ku në fjalën e tij Sali Berisha u shpreh: “Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri”.


Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

“Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri.

Nderim atyre që kanë qenë dhe do mbeten heronjtë e mi me të admiruar. Unë përulem me nderim të madh dhe falenderoj ata qindra e mijëra, burra dhe gra që investuan dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën dramatatike që ndodhet, por krahasuar me Shqipërinë e 32 vite më parë është 32 herë më larg, pa asnnjë krahasim.

PD u themelua 32 vite më parë, para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njerëzve më të shtypur të planetit.

U themelua si parti e vlerave demokratikë

PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar. Ajo u themelua si parti atdhetare, gardiane dhe avokate e interesit dhe çështjes kombëtare.

Kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotive e proceseve integruese. Arriti në vendin e hiperkolektivizmit total në një hark kohor të vendose tregun e lirë.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri.

Nderim atyre që kanë qenë dhe do mbeten heronjtë e mi me të admiruar. Unë përulem me nderim të madh dhe falenderoj ata qindra e mijëra, burra dhe gra që investuan dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën dramatatike që ndodhet, por krahasuar me Shqipërinë e 32 vite më parë është 32 herë më larg, pa asnnjë krahasim.

PD u themelua 32 vite më parë, para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njerëzve më të shtypur të planetit.

U themelua si parti e vlerave demokratikë

PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar. Ajo u themelua si parti atdhetare, gardiane dhe avokate e interesit dhe çështjes kombëtare.

Kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotive e proceseve integruese. Arriti në vendin e hiperkolektivizmit total në një hark kohor të vendose tregun e lirë”, u shpreh Berisha.

You may also like