Struga Trim Lum shkarkon trajnerin Zaharievski – Shqip

by admin
Spread the love

Srgjan Zaharievski nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i klubit të futbollit Struga Trim Lum. Ky është vendimi i kryesisë klubit më të cili është njoftuar në mënyrë korrekte trajneri 49 vjeçar Zaharievski i cili drejtimin e skuadrës së Struga Trim Lum e morri me 12 mars të vitit 2020,

Në njoftimin e publikuar në faqn zyrtare të të klubit në fejsbuk, thuhet:

“Përfundon bashkëpunimi me teknikun që na ngriti në nivele të larta.

Njoftojmë opinionin publik, tifozërinë dhe dashamirët e sportit të futbollit, se kemi shkëputur bashkëpunimin me Srgjan Zaharieskin.

Vendimi i kryesisë klubit i është njoftuar teknikut në mënyrë korrekte dhe si e tillë është pranuar.

Me teknikun nga Kriva Pallanka, Fc Struga kaloi afër 3 sezone sportive. Suksesi më i madh u arrit në vitin 2021, ku në krye me Zaharieskin arritëm të luanim në Europë (Conference League).

Edhe njëherë , faleminderit Srle! “

Zaharievski skuadrën strugane e udhëhoqi në 87 ndeshje, ku kishte regjistruar 38 fitore, 30 barazime dhe 19 disfata. Nën drejtimin e këtij trajneri Struga Trim Lum shënoi suksesin e madh duke u shhpall kampion vjeshtor në kampionatin aktual në Ligën e parë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/

You may also like