Struga Trim Lum barazon kundër Kryvbas  nga  Ukraina 1-1 – Shqip

by admin
Spread the love

Të dielën ndeshje luksi me  ekipin e Veljes nga Danimarkës

Kampioni vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor, Struga Trim Lum  në kuasdër të fazes kryesore të të përgatitjeve në Antalia të Turqisë sot ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese kundër ekipit ukrainas Kryvbas, ndeshje kjo e cila ka përfunduar me barazim 1-1 .

Të parët në epërsi kanë kaluar  ukrainasit me golin e Roman Debelko, ndërsa pë strauganët  ka barazuar  Besart Ibraimi. Duhet  theksuar se pikërisht Besart Ibraimi ka pasur mundësi të shënon edhe  golin e dytë mirëpo nuk ka arritur të realizon rastin nga penaltia. Penalti kanë huqur edhe  ukrainasit. Pra  strugantë pas disfatës  në takimin e pare në tokën turke kundër ekipit Llokomotiv Tashkent nga Uzbekistani 1-2 dhe barazimit në  ndeshjen e dytë kundër ukrainasve të Kryvbas, në kontrolluesen e tretë  do të përballen të dielën kundë skuadrë Velje të Danimarkës.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like