Struga TL përfundoi fazën kryesore me fitore bindëse – Shqip

by admin
Spread the love

Struga trim Lum – Petrocub Hincesti 3-0

 

 

 

Me ndeshjen kontrolluese kundër ekipit nga Moldavia Petrocub Hincesti, të cilën e fitoi me rezultat bindës 3-0, skuadra e Struga Trim Lum përfundoi me sukses fazën kryesore të përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit në Ligën e pare që fillon më 19 shkurt. Ekipi pas 12 ditëve, të dielën kthehet në vend do të vazhdoj me fazën e fundit të përgatitjeve

Në ndeshjen e fundit kontrolluese trajneri Zaharievski pjesën më të madhe të ndeshjen e luajti me një formacion që sipas të gjitha gjasave do të jetë farmacioni bartës në pjesës pranvrore të kampionatit,

Autor të golave në këtë ndeshje ishin Hogan Ukpa në minutën e 32-të,

Valentin Koçoskit në minutën e 75 shënoi për 2:0 dhe në minutën e 81-të Abdylhadi Jahja shënoi pë 3-0 .

Ekipi nda dita e hënë nis me fazën e fundit, ndërsa ndeshja e fundit kontrolluese do tӕ jetë ajo me Voska Sport më 11 shkurt.

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like