Struga fiton Shkëndijën me dy golat e Shabanit, triumfon edhe Shkupi në Çair

by admin
Spread the love

Kampionët e rinj, Struga Trim Lum ka triumfuar në Tetovë përballë Shkëndijës me rezultatin 2:1. Dy golat e triumfit në derbin shqiptar, i realizoi Bunjamin Shabani, duke shënuar në minutat 79-të dhe 84-t, ndërsa për kuqezinjtë rrjetën e gjeti Shala. Në Çair, Shkupi mundi bindshëm Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:0. Dy herë Adetunxhi dhe njëherë tjetër Ali, gjetën golat për bardheblutë. Skopje edhe zyrtarisht në sezonin e ri do të luajë në Ligën e Dytë, pasi sot u mund nga Tikveshi me shifra 4:0, Akademia Pandevi barazoi 1:1 me Bregallnicën, ndërsa Sileksi mundi Rabotniçkin me shifra 2:1. Xhiroja e 33-të dhe e fundit për këtë sezon në elitë, luhet në fundjavë.

You may also like