STRASBURG – Komisioni Evropian propozon ligje të reja për të mbrojtur gratë dhe vajzat

by admin
Spread the love



STRASBURG, 8 mars /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian publikoi sot një propozim të ri për të goditur dhunën ndaj grave në të gjithë Bashkimin Evropian me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Shumë gra dhe vajza vuajnë nga përdhunimi, ngacmimi ose abuzimi. Në Evropën moderne nuk duhet të ketë vend për këto”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Vera Jourová në një deklaratë për shtyp.

“Tetëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kërkojnë që përdorimi i forcës gjatë kryerjes së një vepre penale të jetë i dënueshëm”, sipas ekzekutivit të BE-së.

Propozimet përfshijnë gjithashtu një kriminalizim në mbarë BE-në të gjymtimit të organeve gjenitale femërore dhe dhunës kibernetike, duke përfshirë përndjekjen në internet, nxitjen e dhunës dhe ndarjen jo konsensuale të imazheve intime, të njohura zakonisht si pornografi hakmarrëse.

Komisioni u bën thirrje gjithashtu vendeve anëtare të BE-së që të bëjnë më të aksesueshme mbështetjen dhe burimet për viktimat. Përveç kësaj, viktimat duhet të jenë në gjendje të kërkojnë kompensim të plotë gjatë procedurës penale.

Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë propozimet. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSHBA – Biden ndalon importet e naftës ruse


You may also like