Stoltenberg dhe Vuçiç përplasen për Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i NATO-s: Grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi nuk ndihmon

Pas Prishtinës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg udhëtoi drejt Beogradit ku në krahë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç evidentoi edhe një herë se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Jens Stoltenberg: Për dy dekada, KFOR-i ka siguruar mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme, por grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon.

I menjëhershëm ishte reagimi i president serb, i cili theksoi se NATO duhet të mbrojë vetëm serbët në Kosovë pasi vetëm ata janë të kërcënuar, ndërsa theksoi se Serbia nuk pranon të marrë urdhra se ku do e vendosi ushtrinë e saj.

Aleksandër Vuçiç: Ushtria serbe asnjëherë nuk i ka tejkaluar kompetencat e saj, dhe se ku dhe si do ta vendosim ushtrinë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, pa rrezikuar askënd, kjo është punë e jona.

Një tjetër çështje që përplasi hapur Stoltenberg dhe Vuçiç gjatë konferencës për mediat ishte edhe sulmi i Banjskës. Stoltenberg ashtu si në Prishtinë, edhe në Beograd kërkoi që autorët e këtij sulmi duhet të dalin para drejtësisë.

Jens Stoltenberg: Ne e mirëpresim faktin që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për këtë çështje.

Por edhe për këtë çështje Vuçiç theksoi se ka një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur.

Aleksandër Vuçiç: Në përputhje me ligjin dhe legjislacionin vendas, ne do të mbajmë përgjegjës ata që morën pjesë në kryerjen e veprave penale në Banjskë.

Stoltenberg e mbyll turin e tij ballkanik në Maqedoninë e Veriut ku të mërkurën pritet të takojë edhe udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni, përfshi këtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Tv Klan

You may also like