STOKHOLM – Marin takon Kristersson, NATO në krye të axhendës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOPENHAGË, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministrat e vendeve kandidate për anëtarësim në NATO, Suedia dhe Finlanda do të takohen sot në Stokholm.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin do të pritet në një takim nga homologu i saj suedez, Ulf Kristersson.

Takimi ka të ngjarë të fokusohet kryesisht në procesin e ngecur të anëtaresimit të dy vendeve nordike në NATO. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në maj 2022, por Turqia e ka bllokuar procesin prej disa kohësh.

Pas takimit të liderëve të dy vendeve është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Gjithashtu, ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck pritet të mbërrijë sot në Stokholm. Ndër të tjera, ai do të bisedojë me zëvendëskryeministren suedeze dhe ministren e Ekonomisë, Ebba Busch.

Arsyeja e udhëtimit dyditor të Habeck është presidenca e rradhës gjashtëmujore e Këshillit të BE-së, të cilën vendi skandinav e mori në fillim të vitit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like