Statistikat/ “Zonja e vjetër” nuk humb të premteve, në “Marasi” priten të paktën 3 gola

by admin
Spread the love

Pas një serie prej 5 humbjesh radhazi kundër Juventusit në Serinë A, Xhenoa ka fituar përballjen e fundit me bardhezinjtë në kampionat, 2-1 më 6 maj 2022. Kuqeblutë nuk arrijnë dy suksese radhazi ndaj “Zonjës së Vjetër” prej vitit 1991 (tre fitore radhazi në atë rast).

– Barazimi është një rezultat i panjohur prej 10 ndeshjesh mes këtyre dy skuadrave (i fundit më 11 mars 2012, në shifrat 0-0): 4 fitore të Xhenoas dhe 6 të Juventusit, por mbi të gjitha 3.1 gola mesatarisht për ndeshje (31 në 10 takime).

– Xhenoa ka mbetur e pamposhtur në shtëpi, në 5 nga 6 ndeshjet e fundit (3 fitore dhe 2 barazime). E vetmja disfatë është ajo ndaj Milanit, 0-1 në 7 tetor.

– Në rast suksesi, Juventusi do të ngjitet në kuotën e 39 pikëve pas 16 ndeshjeve të para, 1 më shumë sesa arriti të grumbullojë në 19 takimet e fazës së parë, në sezonin e kaluar. Rritje progresive!

– Me fitoren kundër Napolit, Masimiliano Alegri kapi Karlo Ançelotin në vendin e parë mes trajnerëve që kanë regjistruar numrin më të madh të fitoreve me rezultatin 1-0, në epokën e tri pikëve (75 për secilin).

– Juventusi do të bëhet skuadra e dytë në historinë e Serisë A që do të luajë tri ndeshje radhazi ditën e premte, pas Sasuolos, në sezonin e kaluar. Dhe në dy të parat, bardhezinjtë kanë marrë pikët e plota.

– Xhenoa është skuadra që ka shënuar më pak në 15 minutat e fundit të lojës, në këtë kampionat (1 gol), por edhe skuadra e dytë që ka pësuar më shumë në këtë minutazh (9 gola, një më pak sesa rekordmeni Sasuolo me 10).

– Nga njëra anë Juventusi është skuadra që ka shënuar më shumë gola pas një goditje këndi, në këtë sezon të Serisë A (5 gola), ndërsa nga ana tjetër Xhenoa është skuadra që ka përqindjen më të lartë të golave nga flamuri i këndit (4 nga 15 ose 27 për qind, njësoj si Kaljari).

– Asnjë mbrojtës nuk ka shënuar më shumë se Federiko Gati në këtë sezon, 3 realizime, njësoj si Federiko Dimarko dhe Lukas Martinez Kuarta. Futbollisti i Juventusit, në rast të një tjetër goli, do të bëhej mbrojtësi i parë i epokës së tri pikëve për fitore (1994-1995), i cili do të gjente golin në tri ndeshje radhazi, pasi i shënoi Monzës dhe Napolit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like