Statistikat e Inter-Atalanta, bergamaskët nuk kanë shance kundër zikaltërve

by admin
Spread the love

Interi do të presë Atalantën në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serinë A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

* Kjo e sotmja do të jetë ndeshja numër 126 në histori mes Interit dhe Atalantës. Skuadra nga Milano ka arritur të marrë 67 fitore, kundrejt 24 të bergamaskëve. 34 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

* Në 10 ndeshjet e fundit, Interi nuk ka humbur asnjë kundër Atalantës, madje duke fituar 3 të fundit. Në total zikaltrit kanë arritur 10 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet në vitin 2024.

* Zikaltrit kanë fituar 7 ndeshjet e fundit të luajtura në “San Siro” dhe në kampionat 4 të fundit i kanë fituar me nga 4 gola të shënuar, diçka që nuk ndodhte që nga viti 1947.

* Lautaro Martinez është duke kaluar një moment të artë dhe po udhëheq Interin me golat e tij. Ai u bë lojtari i tretë i huaj që shënon të paktën 100 gola (101) në Serinë A me fanellën e Interit, pas Niersit dhe Ikardit.

* Argjentinasi me 22 gola në 23 ndeshje në Serinë A ka thyer rekordin personal për gola të realizuar në një sezon në Itali, kur ishte ndalur në 21 të tillë.

* Kapiteni zikaltër ka marrë pjesë në 7 gola në 9 ndeshjet e luajtura kundër Atalantës në kampionat duke shënuar 5 herë dhe duke dhënë 2 asiste për shokët e skuadrës.

* Henrik Mkitarian është futbollisti (pa llogaritur portierët) që ka luajtur më shumë minuta në këtë sezon në të gjitha kompeticionet: 2618. Armeni është duke kaluar një rini të dytë dhe pritet sërish titullar ndaj bergamaskëve.

* Atalanta i sjell fat mesfushorit Nikolo Barelës. Zikaltrit janë një nga tre skuadrat kundër të cilave, mesfushori ka arritur të shënojë më shumë se 1 gol. Golat ndaj bergamaskëve janë 2.

PANORAMASPORT.AL

You may also like