Statistikat e Augsburg-Bajern/ Derbi i Bavarisë, kampionët vuajnë në transfertë

by admin
Spread the love

Suksesi me shifrat minimale ndaj Union Berlin është “portretizuar” nga kampi i Bajernit si “ringritje” në arritjen e objektivave, aty ku Bundesliga nuk ka se si të mungojë në “menunë” e tyre. Augsburgu do përpiqet t’i zhysë sërish në “errësirë” Herri Kejn me shokë, e ku statistikat i japin të drejtë pjesërisht.

BILANCI-Në numër total ballafaqimesh, Augsburgu nuk ka asnjë shans ndaj kampionëve gjermanë (41 humbje, 6 barazime dhe vetëm 12 fitore), por në distancë më të shkurtër kohore, pra 5 takimet e fundit në “WWK Arean”, skuadrat janë në baraspeshë, me nga dy fitore dhe 1 barazim, sikurse edhe në numrin e golave (7). Madje rekordmenët kanë 3 vjet që nuk e njohin triumfin në transfertën e mësipërme (20 janar, 2021, Augsburg-Bajern 0-1, Bundelsigë).

PORTA E PASTËR-Përgjatë ciklit 2023-2024, armata nga Mynihu regjistron 9 sfida ku e ka mbajtur kuadratin e paprekur në kampionat. E kundërta ka ndodhur me vendasit, të cilët e kanë nxjerrë në çdo sfidë sferën nga katërkëndëshi i tyre, si ekipi i vetëm më ketë të dhënë negative.

PJESA E PARË-Golat e Herri Kejn me pjesën tjetër të ekipit janë në numër të konsiderueshëm në 45′ e para, e thënë ndryshe 22 finalizime në fragmentin e parë të lojës nga 53 totali. Për t’i rritur më tepër besueshmërinë kësaj të dhëne, shërben numri i goditjeve fatale në kuadratin e Augsburgut në fraksionin fillestar, më shumë gola të pësuar se çdo ekip tjetër në ligë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like