Statistika të frikshme ndaj Atalantës, Gasperini i trembet Vlahovic

by admin
Spread the love

Rreziku numër një për mbrojtjen e Atalantës do të jetë Dusan Vlahovic në sfidën ndaj Juventusit. Vetë zikaltrit nga Bergamo nuk kanë kujtime të bukura me sulmuesin së sfidat e vitit 2021 ku janë përballur me Fiorentinën.

Në dy ndeshjet e fundit, djemtë e Gasperinit kanë pësuar plot 4 gola nga sulmuesi serb. Dy dopieta në dy ndeshje një prej të cilave përfundoi në favor të Fiorentinës pikërisht falë dopietës vendimtare.

Ndërkohë, sot në darkë Gasperini do të rigjejë edhe njëherë sulmuesin serb si kundërshtar. Këtë herë jo më me fanellën vjollcë të Fiorentinës, por me fanellën bardhezi të “Zonjës së Vjetër” dhe e di shumë mirë se ai është rreziku kryesor. Nga ana tjetër, Vlahovic synon dopietën e radhës kundër Atalantës. /oversport.tv

You may also like