Starton edhe Superliga e Kosovës, fitojnë Gjilani dhe Prishtina

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka startuar ditën e sotme edhe Superliga e Kosovës, ku janë luajtur tre ndeshje të javës së parë. Në minutat e fundit Prishtina ka arritur të marrë tre pikët përballë Dukagjinit, ndërsa e ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1.

Po në minutat e fundit të takimit ka arritur të “rrëmbejë” tre pikët edhe skuadra e Gjilanit. Këta të fundit arritën të përmbysnin shifrat në fundin e takimit duke triumfuar me rezultatin 3-2.

Sakaq, sfida tjetër përballë Trepça 89 dhe Dritës është mbyllur në një barazim. Ekipet kanë ndarë nga një pikë në këtë takim, ndërsa sfida përfundoi me shifrat 2-2. /oversport.tv

Foto: Drita FC, Facebook

You may also like