Starti i mirë i sezonit nga Napoli, ish-trajneri i Shqipërisë sulmon Spallettin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Napoli është duke bërë një start fantastik të sezonit. Të besuarit e Luciano Spallettit janë duke kryesuar tabelën e klasifikimit në Serie A dhe në Champions League duke vendosur edhe rekorde europiane për këtë start sezoni.

Së fundmi në mediat italiane shkruhet se vetëm Napoli mund të ndalë veten e vetë. I këtij mendimi megjithatë, nuk është ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci i cili foli për situatën e Napolit dhe Spallettit.

“Edhe vitin e kaluar të besuarit e Luciano Spallettit e nisën sezonin mjaft mirë. Megjithatë, “ajri do të rëndohet” dhe unë dua të shoh Spallettin se si do të arrijë të menaxhojë situatën. Ka eksperiencën, por shumë herë e ka nisur mirë dhe më pas është ndalur. Edhe te Roma ka bërë të njëjtën gjë.” /oversport.tv

You may also like