STAMBOLL – Turqi-Armeni rifillojnë fluturimet direkte pas dy vitesh ndërprerje

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 2 shkurt /ATSH-DPA/ Avioni i kompanisë ajrore armene FlyOne u ul sot në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, duke transportuar 64 pasagjerë në një fluturim nga aeroporti Zvartnots i Jerevanit, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke shënuar një përmirësim të marrëdhënieve të tensionuara.

Ky ishte fluturimi i parë tregtar i drejtpërdrejtë midis dy fqinjëve pas një pauze më shumë se dy-vjeçare dhe mes manovruesve politikë për të normalizuar marrëdhëniet e ngrira prej një dekade.

Më herët, FlyOne tha se do të kryejë dy fluturime në javë midis Stambollit dhe Jerevanit.

Avioni turk i linjës ajrore “Pegasus” pritet të niset nga aeroporti Sabiha Gokcen në anën aziatike të Stambollit për në Jerevan, njoftoi sot një zëdhënëse e kompanisë, duke shtuar se janë planifikuar tre fluturime kthimi në javë.

Turkish Airlines nuk planifikon asnjë fluturim me Armeninë “për momentin”, por do të marrë parasysh mundësitë e ardhshme, tha një zëdhënës i kompanisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like