STAMBOLL – Të paktën 2 300 të vdekur pas tërmetit në kufirin turko-sirian

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi sot kufirin turko-sirian ka arritur në 2300, sipas autoriteteve turke.

Turqia raportoi 1 498 vdekje ndërsa numri i të vdekurve në Siri u rrit në mbi 850, sipas Ministrisë turke të Shëndetësisë dhe organizatës së ndihmës “Helmetat e Bardha”.

Siria raportoi 2 300 të plagosur, ndërsa numri i të plagosurve në Turqi deri më tani ka arritur në 8 533.

Shumë civilë kanë mbetur nën rrënoja. Njerëzit në rajon po përballen gjithashtu me temperatura nën zero.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFOKUS – BBC: 1 900 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Artikulli tjetër​Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Turqi

You may also like