Stadiumi i qytetit të Gjilanit fole e narkomanëve

by admin
Spread the love

Mos investimi i duhur në stadiumin e qytetit të Gjilanit dhe zhargitja e procesit të ndërtimit të tij ka bërë që të shndërrohet në fole të narkomanëve, shkruan Insporti.com.

Një lexues i gazetës “Insporti” ka dërguar një video në të cilën shihen “Diazepana, shprica” që përdoren nga përdoruesit e drogës.

Në këtë stadium zhvillojnë ndeshjet FC Drita dhe SC Gjilani.

Kjo gjendje është tejet shqetësueses pasi ky stadiumi mbushet nga fëmijët, nëna dhe të rinj në mbështetje të skuadrave të zemrës së tyre.

Kryetari i ri komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka premtuar se punën e stadiumit do ta ketë prioritet dhe tashmë ka zhvilluar edhe disa takime me drejtuesit e të dy klubeve, të cilat e shfrytëzojnë këtë stadium. /insporti.com/

You may also like