Sporti i miqësisë  – Bota Sot

by admin
Spread the love

Ardian Lamaxhema me pingpongistët e tij është duke marrë pjesë në kampin e pingpongut.

Bedri Hoti ka shkruar në profilin e tij të facebookut, se takimit mes selektorit të Kazakistanit dhe trajnerit të Kosovës, dëshmon miqësinë në sport. 

“Sporti i miqësisë!

Në mesin e shteteve që marrin pjesë në kampingun e pingpongut ‘Stambolli ‘23’,në mesin e shteteve është edhe Përfaqësuesja e Kazakistanit. Edhe pse politika e këtij shteti nuk e njeh Pavarësinë e shtetit tonë, sporti i pingpongut njihet.

Këtë e dëshmon supriza që selektori i këtij shteti pat për Përfaqësuesen tonë me një dhuratë të çmueshme-kështu së bashku me dhuratën na e dhuroi edhe miqësinë sportive – faleminderit trajneri kazak!”, ka shkruar Hoti.

You may also like