Sporti bashkon Kosovën dhe Shqipërinë në Shkodër, Kurti: Populli para politikës

by admin
Spread the love

Kreu i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur që para sfidës së ditës së nesërme për zgjedhjet lokale të ndjekë një tjetër sfidë.

“Sot është ditë heshtje, nesër flasin qytetarët”, tha Kurti duke respektuar kështu heshtjen zgjedhore.

I shoqëruar dhe nga Mimoza Kusari Lila ai mbërriti mbrëmjen e sotme në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Sigal Prishtinës.

“Është shumë kënaqësi të jem sonte në Shkodër, kjo që do të shohim midis Vllaznisë së Shkodrës dhe Prishtinës së Sigalit është më pak se ndeshje se jemi bashkë por është dhe më shumë se lojë se jemi bashkë”.

“Besoj se që te kjo fushë e bashkimit tonë populli është para politikës kështu që ne politikanët le të ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë”.

Nga autoritetet shqiptare, veç kryebashkiakes Ademi, ishte dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi.

“Per bashkimin, populli, arti, kultura dhe sporti janë përpara politikës dhe politikanëve”, tha ajo.

Në Pallatit e Sporteve “Qazim Dërvishi” po luhet ndeshja gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Sigal Prishtinës për supërkupën mbarëkombëtare të basketbollit.

You may also like