Spiropali thumbon opozitën: U futët në zgjedhje si një magazinë pa inventar

by admin
Spread the love

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali në fjalën e saj është shprehur se bashkëqeverisja është dera e hapur për ankesat e qytetarëve dhe dera e mbyllur për të gjithë punonjësit abuzues.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se bashkëqeverisja nuk ka lidhje me patronazhistët dhe sipas saj nuk është problemi i qeverisë që opozita u fut në zgjedhje si një magazinë pa inventarë.

Deklarata e Spiropalit:

“Bashkëqeverisja nuk është vetëm dera për ankesat e qytetarëve por dhe dera që do të mbyllet për çdo punonjës që abuzon me postin. Kjo nismë ligjore nuk vjen nga ligji por nga eksperienca 4 vjeçare diskutimi. Në këtë projektligj është listuar të gjithë mësimet e marra dhe roli i agjensisë në këto katër vite. Për këtë arsye ka lindur dhe nevoja që projekti i bashkëqeverisjes të ketë forcën e ligjit për rregullimin e marrëdhënieve për ligjin shqiptar. Shqetësimin më të madh e keni me patrionazhistët pasi ju në zgjedhje ishin magazinë pa inventarë, përballë patronazhistëve që ishin fitues, ndaj ligji për bashkëqeverisjen nuk ka lidhje me patronazhistët”, ka thënë ajo.

You may also like