Spektakël pa fitues, shtylla e traversat normale në RB Leizpig-Atalanta

by admin
Spread the love

RB Leipzig-Atalanta ka përfunduar në barazim 1-1. Çerekfinalja e parë e Europa League ishte emocionuese, teksa të dyja skuadrat kishin shumë mundësi shënimi dhe tani ekipi që kualifikohet do të përcaktohet në Bergamo.

Skuadra e Gasperini shënoi e para me anë të Luis Muriel, i cili me një goditje fantastike i shtangu gjermanët në minutën e 17-të. Shtatë minuta më vonë “Demat” kishin mundësinë më të mirë për të barazuar.

Andre Silva u ndal nga shtylla pingule, sikurse ndodhi edhe në minutën e fundit të pjesës së parë me Pasalic për Atalantën. Italianët e ruajtën epërsinë në 45 minutat e para dhe RB Leipzig në të dutën fitoi një penallti.

Musso e ndali portugezin Andre Silva, por gjermanët mbetën në sulm dhe pas një krosi në zonë Zappacosta e devijoi topin dhe me një autogol u vendos baraspesha. Shtylla nuk kishin mbaruar.

Koopmeiners ishte ai që u ndal në minutën e 65-të. RB Leizpig u hodh në sulm për të shënuar golin e fitores dhe pati disa mundësi. Në një prej tyre Szoboszlai goditi traversën, me një goditje me kokë. Kështu gol nuk pati më dhe dueli përfundoi 1-1. / oversport.tv

EUROPA LEAGUE – ÇEREKFINALET

RB Leipzig-Atalanta 1-1
Shënues:
Zappacosta (aut.) 58 / Muriel 17’

Foto: RB Leipzig, Twitter

You may also like