Speciale për Vlahovic, si do rreshtohen Fiore dhe Juve në Kupën e Italisë

by admin
Spread the love

Që “Artemio Franchi” sonte nga ora 21”00 do të jetë i nxehtë, askush nuk ka dyshime. Pavarësisht thirrjeve dhe deklaratave, tifozët e Fiorentinës vështirë se do të tregohen të përzemërt me Dusan Vlahovic, që sfidon sonte në Firence me Juventusin ish-skuadrën e tij, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Trajneri Italiano e ka thuajse të plotë ekipin. Mungon vetëm Martinez Quarta dhe në vend të tij do të aktivizohet Igor, i cili do të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Nikola Milenkovic. Ata e kanë të qartë që Vlahovic nuk duhet të lënë asnjë sekondë vetëm.

Fiorentina në sulm kërcënon me Piatek, i cili do të ketë mbështetjen e Nico Gonzalez dhe Sottil, ndërsa në krahun tjetër Juventusi mungesat i ka të shumta dhe pritet që sonte Massimiliano Allegri ta rreshtojë skuadrën e tij me 3-5-2.

Perin do të jetë në portë, kurse para tij Danilo, De Ligt dhe De Sciglio. Ake, anësori i skuadrës U23, pritet ta ketë debutimin e tij si titullar, ndërsa në linjën tjetër do të aktivizohet Pellegrini. Në mesfushë nuk ka pikëpyetje as alternativa, pasi vetëm Locatelli, Arthur dhe Rabiot janë të gatshëm. Në sulm Vlahovic do të luajë krah spanjollit Morata.

FIORENTINA (4-3-3): Terracciano – Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi – Bonaventura, Torreira, Castrovilli – Nico Gonzalez, Piatek, Sottil. Trajner: Italiano.

JUVENTUS (3-5-2): Perin – Danilo, De Ligt, De Sciglio – Ake, Locatelli, Arthur, Rabiot, Pellegrini – Vlahovic, Morata. Trajner: Allegri / abcnews.al

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like