Speciale për Armando Brojën kundër Everton, Lampard e “mbyt” me elozhe

by admin
Spread the love

Everton përballet pasnesër me Southampton në kampionat dhe për trajneri Frank Lampard duhet të gjejë një “kurth” për Armando Brojën.

Tekniku anglez e njeh futbollistin e kombëtares shqiptare, pasi e ka aktivizuar për herë të parë në Premier League kur drejtonte skuadrën e Chelsea.

Diccka e tillë ndodhi në një ndeshje të londinezëve kundër Everton, që tani është skuadra që Lampard e drejton. Për Brojën në konferencë ai ka thënë:

“I dhashë atij mundësinë të debutonte. Ai është një djalë shumë i mirë, i talentuar.  Broja është i shpejtë, i fortë dhe e njeh portën.

Bëhet fjalë për një lojtar shumë të mirë, kështu që jam i vetëdijshëm për pikat e tij të forta”. Broja me Southampton po spikat, teksa ka shënuar 6 gola në 20 ndeshje. / oversport.tv

Foto: Southampton, Twitter

You may also like