SPB Tetovë: Për një muaj 661 dënime për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love

Gjatë këtij muaji, në zonën e SPB-Tetovë janë ndërmarrë gjithsej 661 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendbanimit. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba që, varësisht nga madhësia e tejkalimit, variojnë nga 20 deri në 400 euro në denarë.
Gjobat më të larta do të pasojnë për më të shpejtit, për ata që kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar me më shumë se 70 kilometra në orë dhe më pas për ata që kaluan 50 deri në 70 kilometra në orë jashtë, si dhe ata që tejkaluan me më shumë se 50 kilometra në orë në vendbanim.

Numri më i madh i shkeljeve janë konstatuar në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe magjistralen Gostivar-Kërçovë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë i rikujton drejtuesit e mjeteve që të mos nxitojnë pa nevojë dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës. Aq më tepër në zonën e SPB-Tetovë ku tashmë ndjehet dinamika e shtuar e trafikut dhe numri i përgjithshëm i automjeteve që lëvizin çdo ditë në zonë apo transitojnë drejt Ohrit dhe Mavrovës është rritur dukshëm.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like