Spasovski: Për disa ditë do të dihet kush e shpalosi flamurin e Shqipërisë Etnike në Tetovë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka deklaruar se policia ka grumbulluar të dhëna operative në lidhje me personin i cili e ka shpalosur flamurin e Shqipërisë Etnike në Tetovë, gjatë ardhjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kemi disa persona të cilët janë targetuar. Po kryen hetimet të detajuar në këtë moment dhe mendoj se për disa ditë do ta kemi identitetin e personi. Kur të vije momenti, do t’i keni të gjitha informacionet. Hetimet nuk behën nëpërmjet mediumeve, por nëpërmjet institucioneve”, tha Spasovski, raporton SHENJA.

 

MARKETING




You may also like