Spasovski: Nuk e di nëse do të jem ministër, është çështje e mandatarit të ri

by admin
Spread the love

Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, sot është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë edhe më tej ministër, pas emërimit të kryeministrit të ri në vend. Ai deklaroi se kjo çështje nuk është për të dhe se do të vazhdojë ta kryejë këtë funksion me përkushtim.

“Kjo nuk është çështja ime. Kjo është çështje e mandatarit të ri, i cili do të duhet të vendosë kush do të jenë ministrat. Unë jam i përkushtuar ta bëjë atë që duhet ta bëjë”.

Ndërsa mandatari në momentin kur do të jetë mandatar, do të vendosë kush do të jenë kandidatët për pozitat udhëheqëse”, tha Spasovski.

Ndryshe, dje partia maqedonase në pushtet LSDM, emëroi kryetar të ri të partisë Dimitar Kovaçevskin, i cili vjen në vend të Zoran Zaevit.

You may also like