Spasovski: Është hipokrizi të jesh me BE-në vetëm me fjalë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme Olvier Spasovski tha se prosperiteti i qytetarëve varet nga përmbushja e obligimeve të shtetit përfshirë edhe amendamentet kushtetuese, sepse ky është një hap për të ardhmen e shtetit. Në një intervistë për  gazetën “Politika” të Beogradit ai theksoi se është hipokrizi të jesh vetëm deklarativisht pro anëtarësimit në BE, pa mbajtur përgjegjësi politike për këtë.“Në periudhën e ardhshme duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që përmes dialogut parlamentar të arrihet një konsensus për ndryshimet kushtetuese. Opozita duhet të ambientohet me klimën europiane, të angazhohet dhe të rishqyrtojë në mënyrë autokritike qëndrimet e saj”, tha Spasovski duke shtuar se Qeveria po bën gjithçka për të kontribuar në perspektivën evropiane të vendit.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like