SPASH për grevën në arsim, SASHK-u dhe MASH-i në negociata për rritjen e re të rrogave

by admin
Spread the love

 Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës (SPASH) paralajmëroi grevë në shkolla gjatë shtatorit për shkak të rrogave më të larta të të punësuarve në arsim dhe për respektimin e marrëvehsjes kolektive. Kryetari i SPASH-it, Tomisllav Gievski, për MIA-n deklaroi se po punojnë aktivisht në terren dhe janë në negociata me shkollat për konsolidimin e anëtarësisë në mënyrë që të arrijnë reprezentim dhe të inicojnë grevë.

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), ndërkaq, nuk është për grevë dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës tashmë po negocion për rritje të rrogave. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski për MIA-n deklaroi se mbështesin gjithçka që është konstruktive dhe e argumentuar. Kumtoi se me MASH-in janë në negociata për rritje të rrogave nga shtatori për plotësisht përqindje nga 10 për qind të paralajmëruar që të punësuarit në arsim duhet t’i marrin me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive (MPK).

Gievski nga SPASH theksoi se për grevë do të organizohen gjatë shtatorit dhe tashmë u kanë dërguar letër të gjithë kolektiveve të shskollave dhe janë në negociata me to, siç tha, t’ua japin besimin për inicim të grevës. Theksoi se SPASH-i është i prëgatitur për grevë, por duhet të kenë më shumë anëtarë përkatësisht njëzet për qind e të punësuarve në çdo shkollë.

Në pyetjen nëse ministri i Arsimit dhe Shkencës është i njoftuar me këkresën e tyre dhe me vendimin për grevë, Gievski u përgjigj se takim me Jeton Shaqirin kanë apsur para rreth dy muajve e gjysmë kur parimisht, siç tha, i kanë hapur të gjitha temat dhe ministri u është përgjigjur se do t’i njoftojë me shkrim pasi që të bisedojë me shërbimin juridik. Takim të sërishëm me ministrin, para fillimit të vitit shkollor, tha, nuk kanë kërkuar.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, ndërkaq konsideron se nuk ekzistojnë kushte reale për grevë për kërkesa të tilla të cilat janë cekur si arsye, as kërkesat, tha, nuk janë me një peshë të tillë në mënyrë që të mos mund të rergullohen me negociata.

Nedellkov për MIA-n deklaroi se SASHK-u është në negociata tël vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që punonjësit e arsimit me rrogën e shtatorit të marrin plotësisht rritje prej atyre 10 për qind që u takojnë me MPK. Gjithashtu, pret së shpejti të nënshkruhet edhe marrëveshje e re kolektive për arsim fillor dhe të mesëm, me çka, tha, do të rregullohen shumë të drejta të të punësuarve në veprimtarinë e arsimit.

Rritja shtesë është e sigurt, theksoi Nedellkov, dhe SASHK-u po negocion me MASH-in për përqindjen.

 

Lidhur me kërkesat e SPASH-it, u përjgigj se “SASHK-u do të mbështesë gjithçka që është konstruktive dhe që mban ujë”, por konsideron se ajo sindikatë arsimore “interpreton gabimisht dispozita të marrëveshjes kolektive” kur pohon se ato po shkelen.

Lidhur me rrogat e ulëta të punonjësve të arsismit, që gjithashtu është bazë e motivit të SPASH-it për inicim të grevës, Nedellkov tha se “nuk do ta lavdëronte Qeverinë se ka bërë shumë për të punësuarit në arsim”, por se SASHK-u, megjithatë, ka arritur 10 për qind rritje në vitin 2020, 18 prë qind në vitin 2022 dhe rritje të re këtë vit që do të jetë mbi 10 për qind.

Në ypetjen e MIA-s për qëndrim lidhur me qëllimin për ggrevë të një prej sindikatave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u përgjigj se “për momentin më së paku nevojiten shqetësime të reja për nxënësit dhe ndërprerje e procesit të tyre edukativo-arsimor”, duke pasur parasysh, siç theksoi, se është humbur shumë nga mësimi gjatë viteve të kaluara prë shkak të pandemisë me Kovid-19 dhe grevën nga viti i kaluar mësimor.

“Sfidat duhet të tejkalohen përmes diskutimit, për çdo çështje duhet të debatohet. MASH-i është institucion i hapur dhe me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi me organizatat sindikaliste dhe shoqatat në të cilat shohim partnerë seriozë për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe çdoherë kemi pasur relacion të mirë përmes të cilit janë realizuar qëllime të shumta të përbashkëta”, theksoi MASH-i.

Konfirmoi edhe se është në negociata me, siç theksoi, “sindikatën reprezentuese në arsim – SASHK-un”, për nënshkrimin e marrëveshjes së re kolektive me të cilën janë paraparë rroga më të larta për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional dhe të drejta dhe mundësi të reja për zhvillimin e tyre profesional dhe të karrierës.

 

MARKETING




You may also like