SPANJË – Sanchez: Njohja e shtetit palestinez në interesin gjeopolitik të Evropës

by admin
Spread the love



MADRID, 10 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez u tha sot deputetëve të parlamentit spanjoll se njohja e një shteti palestinez është në interesin gjeopolitik të Evropës.

Duke riafirmuar se Spanja ishte gati për ta bërë këtë, por pa dhënë një datë, Sanchez gjykoi gjithashtu se “përgjigjja absolutisht disproporcionale” e qeverisë izraelite të Benjamin Netanyahu ndaj “sulmit terrorist të Hamasit” më 7 tetor kërcënoi “të destabilizonte Lindja e Mesme dhe rrjedhimisht gjithë botën”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSezoni veror, bashkia e Pogradecit 100 ditë aktivitete


You may also like