SPANJË – Sánchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion

by admin
Spread the love

MADRID, 25 prill /ATSH-DPA/- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se po mendon të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas akuzave për korrupsion.

“Kam anuluar paraqitjet publike për “disa ditë” për të menduar se si do të vazhdojë”, tha dje në mbrëmje Sánchez në platformen X,  dikur Twitter.

Sanchez akuzoi gjithashtu se po sulmohet gjithashtu nga krahu i djathtë dhe ekstremi i djathtë.

“Më duhet të ndalem dhe të reflektoj”, tha politikani socialist në një postim drejtuar publikut.

Ai tha se duhet të vendosë “nëse ia vlen” të qëndrojë në detyrë pavarësisht “akuzave” që e djathta ekstreme po i bënë politikës.

52-vjeçari tha se vendimin e tij do ta shpallej të hënën.

Organizata “Manos Limpias” (Duart e Pastra) kishte paraqitur më parë një ankesë në një gjykatë në Madrid kundër bashkëshortes së Sanchez, Begoña Gómez për korrupsion.

“Manos Limpias” është një grup privat që ka vite që bën fushatë për kauza të krahut të djathtë në Spanjë.

Grupi akuzon Gómez, 49 vjeçe, se ka shfrytëzuar pozicionin e saj si bashkëshortja e kryeministrit për të bërë biznes.

Gjykata nuk ka dhënë detaje të tjera duke deklaruar se hetimi ishte i mbyllur.

Në reagimet e tyre fillestare, politikanët nga Partia Popullore (PP) konservatore e opozitës hodhën poshtë mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit.

Sánchez dhe Gómez kanë dy vajza. Bashkëshortja e kryeministrit nuk mban asnjë funksion publik. Ajo është një eksperte marketingu e cila ka punuar për banka dhe organizata joqeveritare.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like