SPANJË – Prokurori publik rekomandon pushimin e çështjes kundër Zonjës së Parë

by admin
Spread the love



MADRID, 25 prill /ATSH-DPA/ – Zyra e prokurorit publik në Madrid ka kërkuar që një hetim paraprak për Zonjën e Parë, Begona Gomez të mos kryhet, njoftoi stacioni televiziv RTVE, gazeta ”El Pais” dhe medie të tjera, që citojnë burime gjyqësore.

”Prandaj, akuzat për korrupsion janë vendosur të hiqen”, konfirmoi një zëdhënës i gjyqësorit.

Pikëpamja e zyrës së prokurorit publik ka peshë, por vetëm një gjyqtar vendos nëse do të hapë një hetim zyrtar.

Pasi akuzat e mundshme kundër gruas së tij dolën në dritë, kryeministri Pedro Sánchez u ankua për baltosje politike dhe njoftoi se po mendonte të jepte dorëheqjen nga detyra që mban që nga mesi i vitit 2018 për shkak të atyre që ai i konsideron si sulme të pajustifikuara ndaj familjes së tij./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNë 24 orë u arrestuan 20 persona, Balla: Është rritur forca goditëse e Policisë


You may also like