Spanja nuk ndan politikën nga sporti, La Liga nuk e prezanton Vedat Muriqin me flamurin e Kosovës

by admin
Spread the love

Transferimi i Vedat Muriqit te skuadra e Mallorcas shkaktoi zhurmë, kjo pasi nga La Liga është prezantuar me flamurin e Shqipërisë, anipse sulmuesi prizrenas është pjesë e përfaqësueses “dardane”, transmeton Insporti.

Në një hulumtim në faqen zyrtare të La Ligës, ku pasqyrohen të gjitha lëvizjet në merkato, në krah të emrit të Vedat Muriqit është vendosur flamuri shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë, që në Spanjë krijohen të tilla situate. Kujtojmë që kur Kosova u ndesh me Spanjën, ndodhën shumë incidente të shëmtuara në lidhje me flamurin e Kosovës.

Dardanët ishin në grup me Spanjën në kuadër të kualifikueseve për Botëror. Në dy ndeshjet që u zhvilluan, Spanja vazhdimisht e injoronte Kosovën duke e shmangur emrin dhe simbolet. Madje, në ndeshjen e parë, Spanja iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”.

Muriqi do të jetë si i huazuar te Mallorca deri në fund të sezonit, ndërsa ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes së shqiptarit të Kosovës.

You may also like