Spalletti: Super kampionat i Napolit, ata që renditen para ishin më të fortë

by admin
Spread the love

Luciano Spalletti shijon fitoren e thellë në shtëpi përballë Sassuolos dhe largon ndonjë kritikë nga vetja: “Nuk ishte e lehtë që të siguronim një vend në Champions tre javë para përfundimit të kampionatit, por të vjen keq për disa ndeshje, që u zëvendësuan me disa fitore në fusha të vështira. Por sigurisht që duhet të përmirësohemi, sepse në disa ndeshje kemi luajtur nën mundësitë tona.

Isha unë që fola për titullin për të rritur nivelin e vendosmërisë dhe për të kaluar çdo pengesë. Më vjen keq që u kontestuam sot nga tifozët sepse lojtarët kanë luajtur shumë mirë gjatë gjithë vitit.

Ky nuk është një kampionat më i lehtë se të tjerët, është e kundërta. Ka skuadra që qëndrojnë në mesin e renditjes dhe luftojnë e luajnë më mirë se vitet e mëparshme”, ka thënë tekniku u Napolit për “Dazn”.

“Tani quhesh i suksesshëm nëse je Lazio apo Roma, ndërsa Napoli nuk ka dhënë sa pritej. Por nuk është kështu. Fusha ka treguar se ata që qëndrojnë para nesh në renditje kanë qenë më të fortë se ne. Sipas meje skuadra ka zhvilluar një kampionat të madh dhe duhet tu jepet merita e duhur lojtarëve”, ka thënë Spalletti. / Oversport.tv

You may also like