Spalletti: Po punoj për Napolin e së ardhmes, por duhet pastruar ambienti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luciano Spalletti është i papërmbajtshëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes të së dielës kundër Genoas:

“A po punoj për Napolin e së ardhmes? Sigurisht, është edhe Giuntoli këtu, ndjek stërvitjet dhe flasim çdo ditë. Do të jemi të fortë nëse do të ketë lojtarë që mendojnë në mënyrën e duhur, me një sjellje profesionale dhe tifozë që na mbështesin, sepse edhe ata janë të rëndësishëm. Ambienti duhet të jetë sa më i pastër që të jetë e mundur. Kemi nevojë për këtë dhe disa hapa para mund të bëhen”, ka thënë trajneri i Napolit.

Spalletti ka folur për sezonin dhe rritjen e skuadrës së tij: “Nuk gjeta kontestim, por më keq akoma indiferencë. Shumë nuk ndiheshin të lidhur me Napolin dhe në disa momente dukej sikur vetëm unë besoja te kjo skuadër. Sot jemi në Champions, të vjen keq që nuk luftuam për titullin deri në fund, por diçka ka ndryshuar, nuk ndihem më vetëm. Janë shumë ata që besojnë te Napoli. Ku janë titujt e gazetave dhe parashikimet në javën e parë të sezonit, na shihnin të shtatët. Më pas ndryshuan shumë gjëra, sepse të gjithë shpresonin te titulli”, ka shtuar tekniku.

Tekniku ka folur edhe për parullën që kërkonte largimin e tij: “Duhet të shoh në çfarë gjendjeje do më kthejnë makinën. Tifozët më thonë ne nuk jemi ata. Ne e bëmë parullën tonë duke zhvilluar një kampionat shumë të mirë.

E kuptoj që ka mërzitje që nuk fituam titullin, por kemi bërë përmirësime dhe kemi kaluar shumë vështirësi. Shkuam 12 veta në Torino, fituam në transferta të vështira, ndonëse kujtohen vetëm humbjet në shtëpi. Për këtë skuadër duhet të jeni krenarë”, ka thënë Spalletti. / Oversport.tv

You may also like